Qalaj: Kurti është deputet por siç duket po i pëlqejnë benefitet si kryeministër

Rashit Qalaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për dështimet e njëpasnjëshme të Kuvendit. Ai tha që është e mërzitshme për qytetarin të shoh skena të tilla të Kuvendit të Kosovës. “Konstatimi që ju po e thoni qëndron, është e mërzitshme për qytetarët e Kosovës të shoh skena të tilla, ku edhe regjisori…

Lajme

29/04/2025 18:35

Rashit Qalaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për dështimet e njëpasnjëshme të Kuvendit.

Ai tha që është e mërzitshme për qytetarin të shoh skena të tilla të Kuvendit të Kosovës.

“Konstatimi që ju po e thoni qëndron, është e mërzitshme për qytetarët e Kosovës të shoh skena të tilla, ku edhe regjisori edhe akterët janë të njëjtit. PDK e ka bërë të qartë që nuk ka votë për Albulena Haxhiun për shkak se konsiderojmë që është një person jo i denjë”, tha Qalaj në Klan Kosova.

Qalaj tha se Kurti do t’i shijojë privilegjet e zyrës së kryeministrit dhe nuk po tenton të zhbllokojë situatën që të formojë Qeverinë.

“Ai është deputet, ka dhënë betimin e deputetit, ai nesër do ta marrë pagën e deputetit dhe jo kryeministrit dhe nuk mund të qëndrosh në dy pozicione. Si duket i kanë pëlqyer shumë benefitet që sjell zyra e kryeministrit, truprojat e të gjitha to”, ka shtuar Qalaj.