Qalaj i bindur: Kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar me bindje se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. “Partitë i kanë strategjitë e tyre të negocimit, por pa dyshim që kryeministër i Kosovës do të jetë z. Bedri Hamza”, ka thënë Qalaj në Klan Kosova. Ai theksoi…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar me bindje se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
“Partitë i kanë strategjitë e tyre të negocimit, por pa dyshim që kryeministër i Kosovës do të jetë z. Bedri Hamza”, ka thënë Qalaj në Klan Kosova.
Ai theksoi se përveç përkrahjes që Hamza gëzon nga qytetarët, ai është i respektuar edhe nga kolegët e partive të tjera në Kuvendin e Kosovës.
“Jam i bindur dhe besoj në personalitetin e Bedri Hamzës, në përkrahjen gjithëpopullore që ka pasur dhe në respektin që ka nga të gjithë kolegët, edhe të partive të tjera në Parlamentin e Kosovës”, shtoi ai.
Sipas Qalajt, mungesa e një zhbllokimi politik lidhet drejtpërdrejt me frikën e kryeministrit të dorëhequr Albin Kurti, se do ta humbte pozitën.
“Arsyeja pse nuk kemi zhbllokim është pikërisht frika e z. Kurtit se nuk do t’i ketë numrat dhe se do të bëhet kryeministër Bedri Hamza”, shtoi Qalaj,