Putin, Trumpit: Nuk ke çka kërkon në takimin tim me Zelenskyn
Një zyrtar i lartë amerikan zbuloi se presidenti amerikan, Donald Trump, kur telefonoi homologun Vladimir Putin dhe i tregoi se do të jetë pjesë e takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, morri një përgjigje të papritur nga diktatori i Rusisë. “Nuk ke pse të vish. Dua ta takoj vetëm”, Putin mësohet t’i ketë thënë Trumpit,…

Bota
Një zyrtar i lartë amerikan zbuloi se presidenti amerikan, Donald Trump, kur telefonoi homologun Vladimir Putin dhe i tregoi se do të jetë pjesë e takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, morri një përgjigje të papritur nga diktatori i Rusisë.
“Nuk ke pse të vish. Dua ta takoj vetëm”, Putin mësohet t’i ketë thënë Trumpit, raporton politico.
Megjithatë, ekipi i Trumpit “filloi të punojë për këtë,” dhe detyra për të organizuar takimin iu besua të dërguarit të presidentit amerikan, Steve Witkoffit, i cili javë më parë në Moskë e takoi Putinin.
Takimi me Putinin në Alaskë u bë vendimtar për negociatat e mëtejshme, transmeton telegrafi.
“Pas Alaskës, ishim të emocionuar që Putin të paktën foli dhe kishte shenja që mund të negociohej”, tha një zyrtar tjetër i lartë.
Shenja më e rëndësishme ishte miratimi i Putinit për të diskutuar garancitë e sigurisë, në vend që t’i refuzonte menjëherë.
“Nëse Alaska nuk do të kishte qenë e suksesshme dhe nëse Putin nuk do të na jepte pak hapësirë, nuk do të kishim evropianët në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi zyrtari.
Ndryshe, Trump gjatë ditës së djeshme ka takuar liderët evropianë dhe Zelenskyn në Zyrën Ovale.