Pupovci përkrah Zejnullahun: Ka ditë të vështirë, por po bën historinë

Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka shprehur bindjen se rektori Ramadan Zejnullahu sot ka një ditë të vështirë, por publikisht i ka thënë mikut të tij se “le ta din se po e bën historinë”.

Lajme

04/12/2014 19:03

“Nuk është lehtë të ulesh në karrigen e rektorit në institucionin ku, me vite të tëra, merren para për regjistrime, shiten e blihen nota, dhe shkelen të gjitha normat akademike”, ka thënë Pupovci.

Sipas tij, ata që sot kërkojnë dorëheqjen e tij duan që ai të lëshojë udhë për të vazhduar ky avaz, sepse kështu sigurojnë favore për vete.

“Ramadan Zejnullahu i duhet këtij Universiteti, prandaj edhe duhet t’i bëj ballë presioneve, ndërsa të gjithë ne duhet ta përkrahim”, ka thënë më tej ai.