Punonjësit e Facebook-ut protestojnë, e akuzojnë Mark Zuckerberg për prioritizim të postimeve të Trump-it

Punonjësit e Facebook zhvilluan një grevë virtuale në Twitter.

Auto & Tek

02/06/2020 23:51

Ata akuzuan drejtorin e tyre Mark Zuckerberg për kontrollin e pamjaftueshëm të njoftimeve të presidentit Donald Trump, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.et.

Dhjetëra punonjës nëpërmjet statuseve në Facebook kritikonin e Zuckerberg për të lejuar që postimet virale të presidentit të qarkullojnë lirshëm.

Kjo ndodhi ndryshe nga Twitter, rrjet social ky i cili e vlerësoi një nga cicërimat e fundit të Trump si “glorifikim të dhunës”. /Lajmi.net/