Punëtorët e sektorit privat duan paga mbi 350 euro, paralajmërojnë protesta

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot mbajti takim me kryetarë të disa shoqatave sindikale, ku u bisedua për gjendjen e keqe të punëtorëve të këtij sektori.

Lajme

08/11/2019 15:52

Në këtë takim u tha se ka ende kushte të këqija të punës dhe punëtorë që paguhen ende me pagë 130 dhe 170 euro.

Ne këtë takim të SPSPK-së u vendos që nga java e ardhshme të fillohet me protesta dhe greva, duke kërkuar kushte me te mira të punës dhe paga mbi 350 euro.