Punëtorë të rinj në KEK, Azemi: Qeveria vazhdon me blerjen e votës, i ofendon qytetarët që vuajnë përditë nga mungesa e rrymës

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi tha se Qeveria po vazhdon “me blerjen e votës”, ndërsa komentoi nënshkrimin e kontratave me 220 punëtorë të rinj të Korporatës Energjetike të Kosovës. Azemi tha se “Qeveria e Kurtit vazhdon të ketë një qasje absurde dhe të papërgjegjshme ndaj problemeve të qytetarëve”.…

Lajme

06/01/2025 17:41

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi tha se Qeveria po vazhdon “me blerjen e votës”, ndërsa komentoi nënshkrimin e kontratave me 220 punëtorë të rinj të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Azemi tha se “Qeveria e Kurtit vazhdon të ketë një qasje absurde dhe të papërgjegjshme ndaj problemeve të qytetarëve”.

“Me të njëjtën dorë që firmos kontrata për 220 punëtorë të rinj në KEK, ai vazhdon të përhapë “suksese” që janë të paqena dhe larg realitetit. Në një moment kur qytetarët po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, Kurti e quan veten fitues në sektorin energjetik”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Çfarë suksesi është ai, kur infrastruktura është e vjetruar, kur ndërprerjet janë të përditshme dhe qytetarët po vuajnë? Çfarë suksesesh mund të flasë ai kur në vend që të zgjidhë krizën energjetike, vetëm krijon iluzionin e një zgjidhjeje që nuk ekziston?”, shtoi Azemi.

Ai tha se “Qeveria ka dështuar totalisht në menaxhimin e sektorit energjetik, dhe fjalët e Kurti janë një ofendim për ata që po vuajnë çdo ditë nga mungesa e energjisë”.

“Mjaft me fjalë, duhen veprime konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve!”, shkroi Azemi.

Postimi i tij i plotë në Facebook: