Punë e kryer, Kulusevski tek Juventus

Gianluca Di Marzio bën të ditur se Juventus ka arritur marrëveshje me Dejan Kulusevski.

Sport

30/12/2019 22:12

Mesfushori suedez, Dejan Kulusevski, me shumë gjasë do të vazhdojë sezonin tek skuadra e Juventus.

Gazetari i njohur italian, specialist i merkatos, Di Marzio, raporton se Juve ka mbyllur marrëveshje me Kulusevski, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari që luan si i huazuar tek Parma, nga Atalanta, ka pasur performanca shumë të mira, duke kapur syrin e gjigantëve evropianë.

Ai tashmë është pajtuar për t’iu bashkuar kampionëve të Serie A.

Juventus do të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij. /Lajmi.net/