Punë e kryer – Hojlund huazohet tek Napoli!

Napoli ka arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit danez, Rasmus Hojlund, nga Manchester United. Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja përfshin një tarifë huazimi prej 6 milionë eurosh, ndërsa një klauzolë blerjeje prej 44 milionë eurosh do të bëhet e detyrueshme në rast se Napoli kualifikohet për Ligën e Kampionëve në sezonin 2025/26,…

Sport

30/08/2025 14:50

Napoli ka arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit danez, Rasmus Hojlund, nga Manchester United.

Sipas raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja përfshin një tarifë huazimi prej 6 milionë eurosh, ndërsa një klauzolë blerjeje prej 44 milionë eurosh do të bëhet e detyrueshme në rast se Napoli kualifikohet për Ligën e Kampionëve në sezonin 2025/26, transmeton lajmi.net

Hojlund ka pranuar projektin e Napolit disa ditë më parë dhe tani pritet të udhëtojë drejt Italisë për të kryer testet mjekësore dhe për të finalizuar transferimin në 24 orët e ardhshme.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm për skuadrën italiane, që synon përforcimin e sulmit të saj me talente të reja./lajmi.net/