Puna më e vështirë për të dhënë dorëheqje
Si të japim dorëheqje në një biznes familjarë?
Lifestyle
Jordan Baker dikur ishte i destinuar të bëhej kreu i biznesit të logjistikës së familjes së tij për teknologjinë, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.
Ai filloi në Transportin e Shekullit 21 me qendër në Essex në moshën 12 vjeç, duke pastruar dyshemetë dhe duke iu përgjigjur telefonit. Ai tha: Unë gjithmonë synoja që të punoja në biznes dhe isha në rregull për ta drejtuar atë kur babai im Toni, ishte në pension”. Por në vitin 2008, në moshën 20 vjeç, Baker vendosi të linte kompaninë.
Është e vështirë kur babai juaj nuk është vetëm babai juaj, por edhe shefi juaj, thotë ai. Ju mund të shqetësoni babanë tuaj për një çështje personale, por atëherë mund të ketë pasoja edhe në mjedisin profesional. Mund të jetë një dinamik i pakëndshëm.
Zakonisht familjet janë të komplikuara e sidomos nëse punoni në një biznes familjarë.
Një ndër shembujt që kishin vështirësi në këtë çështje janë edhe Princi Harry dhe Meghan Markle që u shkëputën nga familja mbretërorë duke filluar një jetë normale.
Të jepni dorëheqje në një biznes familjarë është gjëja më e vështirë, pasi që këtu përfshihen edhe emocionet në familje. /Lajmi.net/