Pullë postare për Komitetin Olimpik të Kosovës

Posta e Kosovës  ka emetuar një pullë postare në shenjë nderimi për njohjen e  Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga  Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Lajme

04/12/2014 17:21

Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe zyrtarë të tjerë kanë pritur presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, nënkryetarin Fatmir Makolli dhe anëtarin e Bordit të KOK-ut, Ramadan Selimi.

Kryeshefi  i  Postës ka  prezantuar në këtë takim pullën e re postare dhe ka përgëzuar udhëheqësit e KOK-ut për suksesin e arritur në njohjen ndërkombëtare të sportit kosovar.

Javën e ardhshme, në Monako,  pritet njohja e plotë e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i KON-it.

Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992 dhe ka më shumë se 30 federata kombëtare.

Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të nderojë dhe promovojë, përmes pullave postare, të arriturat në sportin kosovar.