Pula: Juridikisht jemi në luftë me Serbinë

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në një status në platformën “Truth” ka përmendur edhe çështjen e Kosovës në kontekstin e disa krizave globale. Ai tha se parimisht Kosova aktualisht është në “luftë juridikisht” me Serbië dhe “nuk ka pakt paqeje me të”.…

Lajme

16/06/2025 17:30

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në një status në platformën “Truth” ka përmendur edhe çështjen e Kosovës në kontekstin e disa krizave globale.

Ai tha se parimisht Kosova aktualisht është në “luftë juridikisht” me Serbië dhe “nuk ka pakt paqeje me të”.

“Ne jemi në luftë juridikisht me Serbinë. Ne kemi përfunduar një front lufte por juridikisht nuk kemi pakt paqeje me ta”, shtoi ai.

Sipas Pulës, është pozitive që Trump e ka identifikuar Kosovën si një çështje që kërkon zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se kjo përplasje e gjatë me Serbinë është bërë “shumë e lodhshme, e kushtueshme dhe neveritëse”.

“Presidenti amerikan, Donald Trump kishte shkruar një status në  “Truth”  me disa porosi dhe disa raste. Nuk ishte Kosova e vetmja. Por mire që e ka vlerësuar si nevojë immediate për të I dhënë zgjidhje kësaj problematike shumë të gjatë, shumë të kushtueshme, neveritëse  dhe shumë të lodhur. Ec ila është tejzgjatur si rezultat I mosseriozitetit nga Unioni Evropian. Natyrisht, duhet kuptuar si diqka që ka mbetur e papërfunduar në kuptimin e një statusi politik meds Kosovës dhe Serbisë. Për qëllim të vërtetës, Trump si autoritet I padiskutueshëm duke qenë I involvuar dhe duke pretenduar për të ofruar zgjidhje tek luftërat që po zhvillohen nëpër botë. Duhet të këshillohet nga këshilltar që e njohin problemin shqiptaro-serb dhe ato këshilla të jenë në kontekstin historik, për të ardhur deri tek opinion ligjor I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, I cili e ka konfirmuar të drejtën e vetëvendosjes politike të qytetarëve të Kosovës për të pasur shtet.

Me 4 shtator 2020 kemi pasur inciativë dhe disa zotime, me përmbajtje ekonomike, përjashto këto pikën me njohjen nga Izraelin, por spati prozozim që do I japte zgjidhje kësaj problematike”, deklaroi Pula në Dukagjin.