Pukki i Norwichit u jep shpresa tifozëve të Arsenalit: Do ta fitojmë ndeshjen ndaj Tottenham
Sulmuesi i Norwichit, Teemu Pukki, ka dhënë sinjale mosdorëzimi në prag të ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Tottenham Hotspurit.

Sport
Ndonëse “kanarinat” tashmë edhe matematikisht kanë rënë nga elita e futbollit anglez, kjo nuk do të thotë asgjë për finlandezin që e dëshiron trepikëshin në ndeshjen mbyllëse të Premier League.
“Është qëllimi ynë të përfundojmë të 19 në tabelë. Ne do ta fitojmë ndeshjen kundër Tottenham sepse është ndeshja e fundit si vendas, do mundohemi ta bëjmë këtë për fansat tonë në stadium të dielën”, tha ai, transmeton lajmi.net.
E kjo deklaratë do t’u pëlqente tifozëve të Arsenalit nëse do të kthehej nga e thëna në të bërë.
Një fitore eventuale e Norwichit ndaj Spurs do t’i çonte “topçinjtë” në top 4 nëse triumfojnë ndaj Evertonit. /Lajmi.net/