Publikohet renditja, ky ësht nacionaliteti më i mirë në botë

Pastiçeri të shijshme, vera të mira dhe disa nga destinacionet më të mira romantike në planet.

Fun

25/11/2019 11:11

Ndoshta nuk është befasuese që Franca është radhitur një nga nacionalitetet më të mira në botë për 8 vite më radhë, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Sipas indeksit “Kalin Kochenov” për kualitetin e nacionaliteteve, pas Francës, vjen Gjermania, Holanda dhe Danimarka.

Këta faktorë përfshijnë vlerat e jashtme të nacionalitet, si dhe ndikimin e tyre në mundësin e atyre të cilëve nuk kanë origjinë  nga ai vend. Tjerë faktorë janë, mirëqenia, edukimi, shëndeti si dhe udhëtimi global.

Sipas këtij indeksi, Franca këtë vit ka shënuar pikë impresive 83.5% nga 100%. Gjermania dhe Holanda ishin në vend të dytë, të dyja kanë shënuar pikë të ngjashme me 82.2%.

Pikët nga 5 deri në 10 iu dhanë – Islanda (81.4%), Finlanda (81.2%), Italia (80.7%), Britania e Madhe (80.3%), Irlanda (80.2%), dhe Spania (80.0%)./Lajmi.net/