Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 101 raste të reja me COVID-19.

Lajme

21/02/2022 14:57

Nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka humbur jetën një person, transmeton lajmi.net.

Tani për tani në gjithë vendin janë mbi 3 mijë raste aktive.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.807.516 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

Në total numri i rasteve aktive është 3.883./Lajmi.net/