Publikohet orari për ndeshjen gjysëmfinale në FA Cup

Gjatë ditës së sotme janë mësuar oraret për gjysëmfinalet e një nga garat më të vjetra në historinë e futbollit anglez.

Sport

26/03/2021 15:51

Më 17 prill do të zhvillohet ndeshja kryesore gjysëmfinale mes Chelsea dhe Manchester City, shkruan lajmi.net.

Është bërë e ditur gjatë ditës së sotme që orari i ndeshjes do të jetë nga ora 17:30.

Gjysmëfinalja tjetër midis Leicester Cityt dhe Southamptonit do të zhvillohet më 18 prill nga ora 18:30.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin e madh “Wembly” të Londrës./Lajmi.net/