Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Publikohet lista, Kylie Jenner sërish miliarderja më e re në botë

8:39 | 9 Prill 2020

Kylie nuk po e lëshon fronin.

Kylie Jenner është vetëm 22 vjeçare dhe është një ndër femrat më të reja e cila në këtë moshë ka pasuri aq të madhe, shkruajnë mediat e huaja transmeton lajmi.net.

“Forbes” ka publikuar listën vjetore të miliarderëve në botë dhe Kylie Jenner mbetet miliarderja më e re “self-made” dhe është vetëm 22-vjeçare.

Ndonëse ka shitur 51% të aksioneve të kompanisë së saj, ajo vazhdon të gjenerojë fitime marramendëse dhe ia ka dalë të kryesojë listën për të dytin vit me radhë.

Në vitin 2019 Kylie mposhti Mark Zuckerberg, krijuesin e Facebook, si miliarderja më e re në botë në moshën 21 vjeçare. Ai ishte vetëm 23 vjeç kur bëri miliardat e tij të parë 11 vjet më parë në vitin 2008.
Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars 2019. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj Kylie Cosmetics në markën e bukurisë Coty Inc, për 600 milionë dollarë.

Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliard dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49% të aksioneve./Lajmi.net/

View this post on Instagram

🖤

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on