Publikohet lista e lojtarëve, Pirlo do ketë shumë mungesa ndaj Veronas

Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Veronas.

Sport

26/02/2021 18:35

Verona do të mirëpresë Juventusin në kuadër të xhiros së 24-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Andrea Pirlo do të ketë mungesa të shumta në këtë ndeshje, këtë e konfirmoi edhe vet italiani.

Paulo Dybala dhe Alvaro Morata nuk do të jenë të përfshirë në këtë ndeshje. Chiellini, Cuadrado, Danilo, Bonucci dhe Arthur do të mungojnë të gjithë në këtë ndeshje.

Në vend të mungesave, Pirlo ka ftuar lojtarë nga akademia e klubit. Bëhet fjalë për lojtarë si, Ake, Marques, Rafia, Peeters, Capellini.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar ndaj Veronas./Lajmi.net/

Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtës: de Ligt, Alex Sandro, Demiral, Di Pardo, Dragustin, Frabotta, Capellini

Mesfushorë: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Peeters

Sulmues: Ronaldo, Rafia, Marques, Ake