Publikohet lista e hendbollistëve të Kosovës për “Euro 2024”.
Është publikuar lista e hendbollistëve të ftuar për kombëtaren e Kosovës për kualifikimet e “Euro 2024”. Kosova është pjesë e grupit të shtatë ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Skuadra jonë më 12 tetor në Podgoricë luan me Malin e Zi, ndërsa më 16 tetor e pret Slloveninë në Prishtinë. Në…
Sport
Është publikuar lista e hendbollistëve të ftuar për kombëtaren e Kosovës për kualifikimet e “Euro 2024”.
Kosova është pjesë e grupit të shtatë ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.
Skuadra jonë më 12 tetor në Podgoricë luan me Malin e Zi, ndërsa më 16 tetor e pret Slloveninë në Prishtinë.
Në listë janë 18 lojtarë. Atdhe Basholli, Matej Taci dhe Arianit Nimanaj janë ftuar për herë të parë. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer Rron Ramadani, Flamur Gërbeshi e Leonard Gegaj.
Për shkak të një lëndimi, në këto ndeshje mungon kapiteni Valon Dedaj, ndërsa Bujar Ramosaj mungon për shkak të obligimeve personale. I lënduar është edhe Shaban Zogaj.
Grumbullimi i lojtarëve bëhet më 8 tetor në Prishtinë.
Më poshtë gjeni listën e plotë të të ftuarve. /Lajmi.net/