Publikohet kënga e re nga Dafina Dauti

Dafina Dauti ka lansuar me video-klip projektin e ri.

ShowBiz

11/11/2019 16:14

Dafina Dauti ka befasuar bashkëshortin e saj Tafil Kurtishin duke publikuar bashkëpunim me të, për ditëlindjen e burrit të saj, shkruan lajmi.net.

Kënga është një ripërpunim i projektit të cilin fillimisht kishte sjellë Bujar Qamili.

Për muzikën e ‘Mos u largo’ është kujdesur Rrecords, ndërsa video-klipin e këngës është përkujdesur produksioni XL Films.

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni duetin mes çiftit Dafina Dauti-Tafil Kurtishi. /Lajmi.net/