Publikohet fotoja e përbashkët e udhëheqësve në Pekin, sfiduese të shihet Vuçiqi
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po viziton Kinën për të shënuar 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Dje, atje u bë një foto në grup e zyrtarëve të huaj me presidentin kinez Xi Jinping, dhe Vuçiq është në rreshtin e fundit. Kjo u bë shpejt temë në rrjetet sociale. Konkretisht, në maj,…

Bota
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po viziton Kinën për të shënuar 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Dje, atje u bë një foto në grup e zyrtarëve të huaj me presidentin kinez Xi Jinping, dhe Vuçiq është në rreshtin e fundit.
Kjo u bë shpejt temë në rrjetet sociale. Konkretisht, në maj, Vuçiq u takua me presidentin rus Vladimir Putin në festimet e Ditës së Fitores në Moskë, dhe edhe atëherë ai u ul në rreshtin e dytë, pas të gjithë zyrtarëve të rëndësishëm.
Në fakt Vuçiq në fotografinë e përbashkët të liderëve është rreshtuar në rreshtin e fundit, duke u bërë objekt tallje në Serbi.
Madje disa filluan me doza të mëdha ironie të tallen me presidentin serb, i cili është i vetmi lider i vendit të Ballkanit Perëndimor por edhe pothuajse në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Opet izopšten i smaknut na kraj svih krajeva, kao šugu da ima. pic.twitter.com/vlqEG266oE
— Plamen Pavličić (@nepomenik) September 3, 2025
evo ga!
najpočasnije mesto dobio! pic.twitter.com/zdyA7RK9uh— Šesta kolona 🟢 (@haarppp) September 3, 2025