Publikohet “A m’don” nga Elvana Gjata

Elvana Gjata ka publikuar këngën e re.

ShowBiz

09/08/2019 08:13

Elvana Gjata ka qenë shumë aktive këtë sezon veror duke sjellë një numër të konsiderueshëm projektesh, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nga Shqipëria gjatë natës së djeshme publikoi këngën e re, kësaj radhe ajo erdhi me ‘A M’Don’ të cilën e shoqëroi edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Elvana dhe Arbër Zeqo, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Johan Bejerholm.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni këngën e re të artistes. /Lajmi.net/