Publikohen top 10 favoritët për Topin e Artë, Messi i pari, Ronaldo as në top 5

19:15 | 14 Tetor 2021

Topi i Artë është ceremonia e radhës që do t’i jepet më të mirit të këtij viti.

Ashtu si në çdo vit (përpos të kaluarit që nuk u zhvillua shkaku i COVID-19), France Football do jap trofeun më prestigjiozë në botë, Topin e Artë, për më të mirin e vitit 2021, shkruan lajmi.net.

Ylli i PSG-së, Lionel Messi shihet favoriti pas suksesit me Argjentinën në Kupën e Amerikës me 45 për qind, ndjekur nga Robert Lewandowski me 20 për qind dhe sulmuesin e Realit, Karim Benzema me 15 për qind.

Cristiano Ronaldo që në dekadën e fundit ka qenë gjithmonë në top një ose dy, zë vendin e gjashtë me 5 për qind gjasa për ta fituar.

Top 10:

1.Lionel Messi – 45 për qind

2.Robert Lewandowski – 20 për qind

3.Karim Benzema – 15 për qind

4.Jorginho – 8 për qind

5.Kevin de Bruyne –  për qind

6.Cristiano Ronaldo – për qind

7.N’Golo Kante – 1 për qind

8.Ruben Dias – Më pak se 1 për qind

9.Romelu Lukaku – Më pak se 1 për qind

10.Mohamed Salah – Më pak se 1 për qind./Lajmi.net/