Publikohen pamjet e para të Galaxy S7

9:23 | 18 Shkurt 2016

Samsung Galaxy S7

Publikohen pamjet e para të smartfonit të ardhshëm Samsung Galaxy S7 , i cili pritet të publikohet zyrtarisht më 21 shkurt të 2016.

Ka qenë blogu Android Authority ai që ka publikuar në faqen e tij pamjet e telefonit më të ri të kompanisë së Koresë Së Jugut i cili jep dhe disa detaje të rëndësishme.

lexo edhe:  Si t’i bëni screenshoot një mesazhi në Snapchat pa u kapur mat
Burimi i Android Authority thotë se Galaxy S7 është i pajisur me IP67 ose IP68 të certifikuar, që do të thotë mjaft hermetike ndaj papastërtive dhe lëngjeve.

Më tej blogu konfirmon se smartfoni do të ketë si sistem operativ Andorid Marshmallow 6.0, kamerën kryesore 12 megapixel dhe një bateri 2800 mAh.