Publikohen pamjet e para të filmit për Edward Snowden (VIDEO)
Shumë shpejtë vjen filmi mbi bngjarjen e vërtetë të Edward Snowden, ndërsa këto janë pamjet e para.

ShowBiz
Është publikuar traileri i parë për filmin mbi ngjarjen e vërtetë që ka shokuar shekullin e 21-të.
Filmi mbi Edward Snowden, ish-kontraktues i qeverisë amerikane i cili ka publikuar mijëra dokumente për gazetarët më 2013, vjen nga regjisori fitues i çmimit Osca, Oliver Stone, trasmeton lajmi.net.
Snowde, i portretizuar në film nga aktori Joseph Gordon-Levitt, nga disa cilësohet si hero ndërsa nga të tjerë si tradhtar, pasi ka publikuar për media dokumente të fshehta nga Agjensia kombëtare e Sigurisë.
Ai është bërë njeriu më i kërkuar në botë, ndërsa ende gjendet në Rusi, ku i është garantuar azili.
Filmi ‘Snowden’ del më 16 shtator të këtij viti, ndërsa në të luajnë edhe Shailene Woodley dhe Nicolas Cage./lajmi.net
