Publikohen fotografi tjera nga koncerti madhështor i Dua Lipës në Tiranë

Mbrëmë u mbajt koncerti madhështor i Dua Lipës në Tiranë. Shqiptarët shijuan performancën e Duas, koncert ky i organizuar falas në sheshin “Skënderbej”, shkruan lajmi.net. Dua kishte përzgjedhur disa prej këngëve të saj, derisa performanca u shoqërua me momente të veçanta, si ai kur mori flamurin dhe bëri simbolin e shqiponjës. Ajo po ashtu uroi…

ShowBiz

29/11/2022 16:28

Mbrëmë u mbajt koncerti madhështor i Dua Lipës në Tiranë.

Shqiptarët shijuan performancën e Duas, koncert ky i organizuar falas në sheshin “Skënderbej”, shkruan lajmi.net.

Dua kishte përzgjedhur disa prej këngëve të saj, derisa performanca u shoqërua me momente të veçanta, si ai kur mori flamurin dhe bëri simbolin e shqiponjës.

Ajo po ashtu uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

“Urime 110-vjetorin e Pavarësisë. Faleminderit për përkrahjen, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut. Këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu.”, shkroi Dua.

Në fund të koncertit fishekzjarrë të shumta ndezën sheshin, që edhe pse në temperatura të ulëta ishte mbushur plot.

Erion Veliaj ka sjellur edhe imazhe të reja nga koncerti./Lajmi.net/