PSG vazhdon interesimin për Hakimin

 Paris Saint-Germain ka vazhduar kontaktet me Interin për futbollistin Achraf Hakimi.

Sport

01/06/2021 13:06

PSG janë ende duke punuar që të nënshkruajnë me Hakimin, njofton Fabrizio Romano.

Klubi parisien duhet të rrisë ofertën për marokenin, pasi oferta e fundit prej 60 milionë euro është refuzuar nga drejtuesit e Interit, të cilët kërkojnë të paktën 80 milionë euro për Hakimin, transmeton lajmi.net.

Interesim për 22- vjeçarin ka shprehur edhe Chelsea, por për momentin Parisi po udhëheq garën për të nënshkruar me futbollistin e talentuar të Interit. /Lajmi.net/