PSG të interesuar për Joao Felix, nisin negociatat me agjentin Jorgen Mendes

Joao Felix mund të përfundojë te PSG. Ylli portugez i Atletico Madrid, Joao Felix lidhet me një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll. Me emrin e tij lidhen disa skuadra, përfshirë Man United e Barcelona, por së fundmi ka risi. Sipas Matteo Moretto, PSG janë skuadra e radhës që interesohen për Felix, përcjell lajmi.net. PSG…

Sport

09/11/2022 18:20

Joao Felix mund të përfundojë te PSG.

Ylli portugez i Atletico Madrid, Joao Felix lidhet me një largim të mundshëm nga kryeqyteti spanjoll.

Me emrin e tij lidhen disa skuadra, përfshirë Man United e Barcelona, por së fundmi ka risi. Sipas Matteo Moretto, PSG janë skuadra e radhës që interesohen për Felix, përcjell lajmi.net.

PSG thuhet se veç ka nisur negociatat me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.

Felix nuk ka raportet më të mira të mundshme me trajnerin Diego Simeone dhe pritet të mos nënshkruajë kontratë të re.

Mbetet të shihet se çfarë mund të ofrojnë PSG për kartonin e Felix. /Lajmi.net/