PSG shkon në +20 pikë nga vendi i dytë në Ligue 1

PSG e ka mposhtur Marseillen në ndeshjen kryesore të javës së 29-të në Ligue 1.

Sport

17/03/2019 22:54

PSG fitoi 3 me 1 ndaj Marseilles, ku Angel Di Maria shkëlqeu në atë përballje.

Kylian Mbappe e hapi llogarinë për parisienët, duke shënuar në minutën e 45’+2, raporton lajmi.net.

Marseille u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke e barazuar rezultatin me anë të Germain (46’).

Angel Di Maria ishte tejet i disponuar për lojë, duke arritur që t’i fitonte tri pikë për PSG-në (55’ dhe 66’).

Pas javës së 29-të, PSG është në vendin e parë me 77 pikë, 20 më shumë se vendi i dytë, Lille. /Lajmi.net/