PSG rrit çmimin e Mbappes, tani kërkon 220 milionë euro për kartonin e tij

Kylian Mbappe vazhdon të lidhet me një kalim te Real Madridi.

Sport

25/08/2021 21:01

Real Madrid së fundmi ka dërguar ofertën e parë për Mbappen në vlerë prej 160 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga drejtuesit e PSG-së që po kërkojnë më shumë për shitjen e tij.

Sot gjatë ditës u raportua se ‘Parisienët’ mund ta lejojnë yllin e tyre të largohet për 210 milionë euro.

Por, sipas ‘Le Parisien’, tani Parisi vetëm sa e ka rritur çmimin e sulmuesit dhe dëshirojnë 220 milionë euro për kartonin e tij.

Raportohet se ‘Mbretërit’ do të dërgojnë së shpejti ofertën e re për francezin, megjithatë kjo shifër duket e paarritshme për momentin. /Lajmi.net/