PSG publikon listën e të ftuarve, Icardi pjesë e listës

PSG ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj RB Leipzigut.

Sport

19/10/2021 12:02

Klubi francez do kërkojë fitoren e radhës në shtëpi ndaj klubit gjerman, shkruan lajmi.net.

PSG ka publikuar listën e të ftuarve, ku mungojnë Neymar dhe Parades, por pjesë e listës është Mauro Icardi që nuk ka qenë i pranishëm në dy stërvitjet e fundit shkaku i problemeve personale.

Lista e plotë: Donnarumma, Letellier, Navas, Bitumazala, Dagba, Diallo, Hakimi, Kimpembe, Kurzawa, Marquinhos, Mendes, Danilo, Ebimbe, Draxler, Gana, Herrera, Wijnaldum, Verratti, Icardi, Mbappe, Messi.

Përballja mes PSG-së dhe Leipzigut zhvillohet në “Parkun e Princave” me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/