PSG po përgatit një mega-ofertë për Pep Guardiolan

Pep Guardiola mund të mos e ketë të gjatë qëndrimin e tij në ‘Etihad’.

Sport

19/01/2020 10:16

Trajneri i Manchester City ka përfunduar në listën e dëshirave të Paris Saint Germain.

‘Express’ bën të ditur se PSG janë gati të bëjnë një mega-ofertë për trajnerin e Man City, Pep Guardiola, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, trajneri spanjoll ka përsëritur se do të qëndrojë te Man City, deri në rastin kur bordi drejtues i kërkon të kundërtën.

Por, drejtuesit e PSG janë të vendosur të afrojnë spanjollin në Paris pasi duan ta dërgojnë klubin në një tjetër nivel, dhe shohin Guardiolan si njeriun kompetent për ta bërë një gjë të tillë.

Rezultatet negative të Man City në Premierligë këtë sezon kanë bërë që të hapin horizonte të reja për Pep Guardiolan, edhe pse vet ai ka pohuar ndryshe. /Lajmi.net/