PSG po finalizon transferimin e Hakimit

Achraf Hakimi do të jetë lojtari i ri i Paris Saint Germain.

Sport

26/06/2021 16:55

Skuadra e Paris Saint Germain do ta transferojë yllin e Interit, Achraf Hakimi.

Sipas gazetarit italian, Frabrizio Romano, tanimë Leonardo është në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarët e Interit dhe po ndërmerr hapat final për transferimin e algjerianit në Paris, transmeton lajmi.net.

Sipas italianit, Hakimi do të jetë lojtar i PSG-së, dhe kjo është vetëm çështje ditësh/orësh.

Shuma e transferimit të tij thuhet se sillet rreth 70 milionë euro./Lajmi.net/