PSG ofron 120 milionë euro për kartonin e Nunez

Paris Saint-Germain po përgatitjen për lëvizjen e radhës në merkato.

Sport

12/05/2022 13:13

Skuadra e PSG po përgatitet për një tjetër lëvizje të madhe në merkaton e verës, me sulmuesin e Benfica në fokus.

Darwin Nunez është lojtari që ka tërhequr vëmendje të madhe nga shumë skuadra, por PSG me shumë gjasë do ta fitojë garën.

Bazuar në raportime e ‘Ojogo’, PSG kanë përgatitur 120 milionë euro për sulmuesin e Benfica, transmeton lajmi.net.

Në rast të marrëveshjes, kjo shumë do t’i paguhej skuadrës së Benfica, për kartonin e lojtarit.

Nuk dihet akoma se cilat janë kushtet që PSG do t’i ofrojë lojtarit.

Uruguaiani pëlqehet shumë edhe nga Man United. /Lajmi.net/