PSG nuk arrin më shumë se një barazim kundër Nice

Gjiganti francez është ndalur në "Parc des Princes".

Sport

01/12/2021 22:59

Paris Saint German është ndalur në barazim 0-0 nga Nice, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi me dominim të vendasve, që sulmonin pa ndalur në kërkim të golit.

Edhe mysafirët patën rastet e tyre, megjithatë pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në 45 mintuat e dyta, ‘Parisienët’ shtuan presionin drejt portës së Nices.

Vemdasit patën disa mundësi të mira shënimi, por asesi nuk gjetën rrugën drejt golit.

PSG tani ka 41 pikë në vendin e parë, kurse Nice është e katërta me 27 pikë. /Lajmi.net/