PSG në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje me Fabian Ruiz

Fabian Ruiz mund t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germain. Skuadra e PSG është duke punuar për të përforcuar edhe më shumë repartin e mesfushës. Një nga emrat që i është shtuar listës së dëshirave të PSG është ai i Fabian Ruiz, përcjell lajmi.net. ‘Corriere dello Sport’ shkruan se Napoli po punojnë për të shitur Fabian…

Sport

07/08/2022 17:53

Fabian Ruiz mund t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germain.

Skuadra e PSG është duke punuar për të përforcuar edhe më shumë repartin e mesfushës.

Një nga emrat që i është shtuar listës së dëshirave të PSG është ai i Fabian Ruiz, përcjell lajmi.net.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Napoli po punojnë për të shitur Fabian te PSG dhe gjërat po ecin mirë. Thuhet se PSG janë gati të paguajnë 25 milionë euro për spanjollin.

26 vjeçari ka një kontratë që skadon në vitin tjetër dhe Napoli nuk duan të rrezikojnë shumë.

Real Madrid është në pritje, po ashtu si një skuadër që mund të bëjë lëvizje, nëse marrëveshja me PSG dështon. /Lajmi.net/