PSG në disavantazh pas pjesës së parë (VIDEO)

PSG dhe Angers janë duke e zhvilluar duelin hapës të xhiros së 10-të në Ligue 1.

Sport

15/10/2021 21:48

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e këtij ballafaqimi dhe PSG ndodhet në disavantazh në 45 minutat e parë.

Sfidën e ka zhbllokuar mesfushori francez Angelo Fulgini në minutën e 36-të të ndeshjes pas një kundërsulmi fantastik të mysafirëve.

Kujtojmë që PSG është duke luajtur me disa të mungesa të mëdha për këtë ndeshje, përfshirë lojtarët si Neymar e Messi. /Lajmi.net