PSG mposht Lillen, kualifikohet në çerekfinale

PSG ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Lille, në kuadër të Kupës së Francës.

Sport

17/03/2021 19:38

“Parisienët” triumfuan me rezultat 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Së pari ishte sulmuesi Mauro Icardi që realizoi një gol të bukur për të zhbllokuar shifrat (9′).

Tutje, Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar shifrat (41′).

Në pjesën e dytë, Lille kishte mundësinë e artë që të niste të rikthehet në lojë, por Yazici u tregua i pasaktë nga penalltia.

Fitoren e “Parisienëve” e vulosi Mbappe në fundin e ndeshjes pas asistimit të Florenzit (90+3).

Me këtë fitore, PSG ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa do mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit./Lajmi.net/