PSG mposht 2-1 Juventusin në Champions League
Paris Saint Germain ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Ishte Mbappe ai që shënoi dy herë, duke e dhënë kështu iluzionin e një ndeshjeje të lehtë për vendasit, që pritej të fitonin me goleadë. Gjithsesi, nuk ndodhi kështu, pasi në pjesën e dytë…
Sport
Paris Saint Germain ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
Ishte Mbappe ai që shënoi dy herë, duke e dhënë kështu iluzionin e një ndeshjeje të lehtë për vendasit, që pritej të fitonin me goleadë.
Gjithsesi, nuk ndodhi kështu, pasi në pjesën e dytë Juventusi reagoi përmes një goli të McKennie që shfrytëzoi një dalje të pasigurt të Donnarummas.
Francezët e ulën ndjeshëm ritmin e lojës në pjesën e dytë, çka u mundësoi “bardhezinjve” me shumë teren për të sulmuar.
Si përfundim nuk pati ndryshim rezultat më, me PSG që merr kreun e grupit. /Lajmi.net/