PSG konfirmon: Marco Verratti rezulton pozitiv me COVID-19

Mesfushori italian, Marco Verratti është infektuar me COVID-19.

Sport

02/04/2021 19:19

Lajmin e ka bërë të ditur klubi parisien përmes një postimi në rrjetin e tyre social Twitter, transmeton lajmi.net.

Verratti ishte pjesë e Kombëtares së Italisë ku pastaj Leonardo Bonucci rezultoi pozitiv dhe klubet të cilat kishin lojtarët e tyre në Kombëtare ishin të frikuara.

Tani, PSG ka konfirmuar se Verrati ka rezultuar pozitiv dhe është në izolim.

“Pas testit të fundit të PCR-së Sars-Cov2, Marco Verratti rezultoi pozitiv”, u tha në postim.

“Prandaj ai po rezpekton të gjitha rregullat e izolimit dhe i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor”, tha PSG./Lajmi.net/