PSG janë vendosur pas Skriniar
Paris Saint Germain janë vendosur pas qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.
Sport
Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe po shihet si opsion ideal për mbrojtjen e ekipit parisien.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, PSG janë vendosur pas sllovakut, përcjell lajmi.net.
Ende nuk është bërë ndonjë ofertë nga drejtuesit e klubit, por ata e shohin Skriniar si prioritet për repartin e mbrojtjes.
Bisedimet në mes dy klubeve priten të ndodhin javën e ardhshme./Lajmi.net/