PSG-ja e “yjeve” e hap sonte xhiron e parë të sezonit të ri
Nënkampioni francez dhe skuadra më aktive në këtë merkato, PSG e fillon sot kampanjën e tyre të sezonit 2021-22 të Ligue 1.
Sport
Kampionati francez i sezonit 2021-22 filloi mbrëmë me ndeshjen mes Monacos dhe Nantes e cila përfundoi barazim.
Kurse PSG e cila ka bërë “namin” duke transferuar shumë yje në këtë afat kalimtar veror, do të zhvillojnë ndeshjen e tyre hapëse sonte ndaj skuadrës së promovuar në Ligue 1 për sezonin e ri, Troyes, nga ora 21:00.
Skuadra franceze përpos transferimeve si Wijnaldum, Hakimi, Donnarumma e Ramos, tani janë afër transferimit të rekordmenit të Topit të Artë, Leo Messit, me parametra zero por sigurisht me një pagë astronomike vjetore për argjentinasin.
Nëntë herë fituesi i titullit me këto transferime të mëdha përpos suksesit që do ta kërkojnë në kampionatin francez, fokusi kryesor i tyre pritet të jetë një triumf potencial në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net