PSG informon Pochettinon për largimin në verë

PSG ka informuar trajnerin Mauricio Pochettino që në verë do ta ndërprejnë bashkëpunimin.

Sport

01/02/2022 20:51

Tekniku argjentinas fitoi dy trofe vitin që lamë pas me “Parisienët”, ndërsa këtë edicion është eliminuar nga Kupa e Francës, dje ndaj Nice, transmeton lajmi.net.

Sipas “CalanSupporters”, menaxhmenti i PSG-së ka informuar Pochettinon se koha në klub do t’i përfundojë në fundin e sezonit.

Raportohet se Zinedine Zidane ka pranuar të bëhet trajneri i PSG-së, derisa tekniku argjentinas vazhdon të jetë i lidhur me stolin e Manchester Unitedit.

Ndërkohë, Pochettino ende mund të mbyll këtë edicion në mënyrën e duhur, pasi mbesin në garë për Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve./Lajmi.net