PSG heq dorë nga Mbappe, largimi i pashmangshëm

Mediumi i njohur spanjoll, "Diario AS" raporton se largimi i Kylian Mbappe nga PSG do ndodh këtë javë.

Sport

26/08/2021 19:53

Real Madrid para disa minutave, ka bërë ofertën e dytë zyrtare për Mbappe drejtë PSG-së në vlerë 180 milionë euro (170 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse), transmeton lajmi.net.

Gazetari i AS, Andi Onrubia pretendon se një burim i klubit i ka konfirmuar se PSG ka heq dorë nga Mbappe.

Sipas tij, largimi i francezit është i pashmangshëm dhe do ndodh brenda kësaj javë.

Ndërkohë, mediat raportojnë se kjo ofertë e Realit e ka kënaqur PSG-në, ngase siç dihet para disa ditëve refuzuan 160 milionë euro për fituesin e Kupës së Botës./Lajmi.net/