PSG harrojnë Oblak, Pochettino dëshiron këta lojtarë
Maurico Pochettino është raportuar se do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germain.
Sport
Pas shkarkimit të Thomas Tuchel, argjentinasi po shihet si favorit për ta zëvendësuar atë në stolin e Parkut të Princave.
The Sun raporton se ish-trajneri i Tottenham dëshiron të bashkohet prapë me yjet e tij të skuadrës, Dele Alli dhe Hugo Lloris.
Fillimisht ishte raportuar se PSG kanë shënjestruar Jan Oblak, por me ardhjen potenciale të Poch, planet e tyre do të ndryshojnë.
Edhe gazetari më i besueshëm i merkatove, Fabrizio Romano, ka raportuar se veçse ekziston një marrëveshje personale me PSG dhe Pochettinos./Lajmi.net/
Mauricio Pochettino has reached an agreement with Paris Saint-Germain, confirmed. Now it’s time to prepare the contracts, sort out the last details [as the choice of the techincal staff] and sign.
Here-we-go soon! The new era is starting ??? #PSG #Pochettino https://t.co/VVEGCphwBB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 24, 2020