PSG futet seriozisht në garë për Manen

Paris Saint Germain është futur seriozisht në garë për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Sport

31/05/2022 23:51

Senegalezi është shumë afër largimit nga “Të Kuqtë” dhe këtë situatë janë duke tentuar ta shfrytëzojnë klubet e mëdha, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Mirror, klubi francez është i gatshëm të paguajë shifra stratosferike për ta pasur në radhët e veta lojtarin.

Në garë për lojtarin ata do ta gjejnë edhe Bayern Munich të cilët po e kërkojnë një lojtar të dëshmuar për krahun e sulmit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, pas përfundimit të këtij afati kalimtar. /Lajmi.net/