PSG fituese e Kupës së Francës, mund lehtësisht Monacon
Paris Saint-Germain është shpallur zyrtarisht fituese e Kupës së Francës, pasi ka mposhtur Monacon me rezultat 2-0.
Sport
Golin e parë në këtë ndeshje për Parisienët e shënoi Mauro Icardi në minutën e 19-të, raporton lajmi.net.
Gjatë gjithë ndeshjes, PSG tregoi lojë më të mirë sesa Monaco, me ç’rast në fund janë shpallur edhe kampion të Kupës së Francës.
Kylian Mbappe shënoi golin e qetësisë dhe atë të fitores për skuadrën nga kryeqyteti francez.
Ky është trofeu i parë për PSG-në këtë sezon, derisa janë në garë për titullin e Ligue 1 së bashku me Lillen./Lajmi.net/