PSG fiton pastër në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit
PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Parisienët triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Liverpoolit. Desire Doue kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia shënoi për 2:0 që në…
Sport
PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Parisienët triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.
Desire Doue kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia shënoi për 2:0 që në fund ishte edhe epilogu i këtij ballafaqimi.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën tjetër në “Anfield”, teksa ekipin e drejtuar nga Arne Slot e pret një punë e madhe për ta përmbysur rezultatin.