PSG fiton kundër Brest – vazhdon forma e lartë e Di Maria

Paris Saint Germain ka vazhduar me fitore, duke mposhtur Brest.

Sport

09/11/2019 19:25

Në kuadër të xhiros së 13-të në Ligue 1, PSG ka marrë tri pikë, duke fituar 1:2 ndaj skuadrës së Brest, shkruan lajmi.net.

Kampionët e Ligue 1 e gjetën vetën në epërsi pas golit të shënuar në minutën e 39’, nga argjentinasi Angel Di Maria.

Me këtë gol, Di Maria tashmë numëron tetë gola dhe nëntë asistime këtë edicion me PSG.

Epërsia e parisienëve u shkri në minutën e 72’, kur Samuel Grandsir dërgoi topin në rrjetën e kampionëve.

Golin e fitores për PSG e realizoi Mauro Icardi, pesë minuta pasi erdhi në fushë (85’), duke vendosur rezultatin final 1:2.

Me këtë fitore PSG numëron 30 pikë, në pozitën e parë në tabelë, kurse  Brest ka 17 pikë në pozitën e 9 me 17 pikë.  /Lajmi.net/