PSG fiton bindshëm ndaj Clermont – shkëlqejnë Neymar e Messi

Paris Saint Germain ka arritur fitore të thellë ndaj Clermont Foot. 5:0 është fitorja e parë e këtij edicioni për ekipi parisien. Gjatë gjithë takimit ishin lojtarët e PSG-së që e dominuan lojën, transmeton lajmi.net. Në këtë ndeshje shkëlqyen Neymar Jr (me gol dhe tri asistime) dhe Leo Messi (me dy gola e një asistim).…

Sport

06/08/2022 22:47

Paris Saint Germain ka arritur fitore të thellë ndaj Clermont Foot.

5:0 është fitorja e parë e këtij edicioni për ekipi parisien.

Gjatë gjithë takimit ishin lojtarët e PSG-së që e dominuan lojën, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje shkëlqyen Neymar Jr (me gol dhe tri asistime) dhe Leo Messi (me dy gola e një asistim).

Serinë e golave e hapi anësori brazilian, i cili shënoi në minutën e 9`.

Në të 26` ishte Achraf Hakimi që dyfishoi epërsinë e parisienëve.

Për 3:0 u përkujdes Marquinhos në minutën e 39` të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Edhe në 45 minutat e tjerë ndeshje më të mirë zhvilluan mysafirët.

Ata krijuan disa raste për gol, por ishte vetëm Messi që shënoi dy herë.

Njërin gol e shënoi në minutën e 80` dhe në të 86` një supergol.

Kështu me fitore 5:0, ekipi parisien arkëton pikët e plota në ndeshjen e parë në Ligue 1./Lajmi.net/